Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë turistët e huaj, të cilët kanë mbërritur nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor.
“Kalaja e Gjirokastrës vazhdon për të disatin vit radhazi të jetë siti më i vizituar i trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe në vendin tonë. Aktualisht që po flasim, janë rreth 100 mijë vizitorë, pra kemi një rritje të konsiderueshme prej 10-15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kalaja e Gjirokastrës vizitohet kryesisht nga vizitorët e huaj, në masën 75-80% gjatë muajve të verës dhe gjatë këtij viti deri tani është vizituar nga 65 vende të ndryshme”, thotë Ardis Duka, drejtor i DRTK Gjirokastër.
Gjatë vitit 2025, kështjella e gurtë u vizitua nga rreth 308 mijë turistë, duke u renditur si monumenti më i vizituar në vendin tonë. Përgjatë këtij viti kalaja me vlera të veçanta historike dhe ndërtimore është vizituar nga turistë francezë, gjermanë, amerikanë, italianë, grekë etj. Në mjediset e saj nuk kanë munguar edhe turistët vendas.
“Numrin më të madh të vizitorëve të huaj në Kalanë e Gjirokastrës e mbajnë shtetasit francezë, të cilët përbëjnë rreth 10% të numrit të vizitorëve, të ndjekur nga gjermanët, më pas nga shtetasit amerikanë, polakë, grekë, italianë, spanjollë, në një përqindje të caktuar. Pra, kemi një larmishmëri vizitorësh dhe feedback-u i tyre, në raste kur bëjmë intervista me zgjedhje ose sondazhe, ka qenë pozitiv jo vetëm për Kalanë, por për të gjithë vendin tonë”, shprehet Duka.
Paralelisht me fluksin e vizitorëve, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër vazhdon punën për mirëmbajtjen dhe restaurimin e pjesëve të kalasë që kanë nevojë për ndërhyrje, me synimin për të ruajtur vlerat historike dhe arkitekturore të monumentit.
E ndërtuar mbi kodrën që mbikëqyr qytetin, Kalaja e Argjiros është një nga fortesat më të mëdha në Ballkan dhe simboli më i rëndësishëm i Gjirokastrës.
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur