Tensione në Kirgizstan, del në skenë ish-presidenti

10 Tetor 2020 | 10:56

Situata në Kirgizstan vijon të jetë e tensionuar. Presidenti Sooronbai Jeenbekov u bëri thirrje rivalëve politikë të ndalin protestat, duke përsëritur se ka urdhëruar forcat e sigurisë të mos përdorin armët e zjarrit dhe të anulohet rezultati i zgjedhjeve.

“U bëj thirrje të gjithëve të ruajnë paqen, të mos bien pre e provokimeve dhe të mos shkelin ligjin. Paqja në vend dhe siguria e qytetarëve janë gjërat më të rëndësishme. U bëj thirrje të gjitha palëve të vendosin fatin e vendit mbi çdo ambicje politike”, ka thënë presidenti i Kirgizstanit.

Ndërkohë, në skenë doli ditën e premte edhe ish-presidenti i vendit, i cili tha se nuk i duhet pushteti, por një e ardhme e sigurtë për vendin.

“Mua më duhet një e ardhme për popullin, për fëmijët e mi, për njerëzit e mi. Ju jeni familja ime. Të rinjtë e këtij vendi janë si fëmijët e mi”, u shpreh ish-presidenti, Almazbek Atambayev.

Vendi po përjeton një vakum politik, me grupet e opozitës që po përplasen mes tyre që nga bastisja e zyrave qeveritare dhe anulimi i rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, të cilat i cilësojnë si të manipuluara.

Dy figurat kyçe të opozitës arritën të premten një marrëveshje për të bashkuar forcat, por mbështetësit e tyre mbajtën tubime rivale, të cilat mund të degradonin në dhunë.

 

Lexoni gjithashtu:

Kirgistani në vakum pushteti, shtohen tensionet mes grupeve opozitare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026