Tensionet Greqi-Turqi, ministrat e Jashtëm përplasen në konferencën për shtyp

16 Prill 2021 | 08:09

Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën hapur të enjten, në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara. Ajo që nisi me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve, shumë shpejt degradoi në akuza nga të dyja palët.

Në përpjekje për të lehtësuar tensionet mbi çështjet territoriale në lindje të Mesdheut, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias takoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlut Cavushoglu, në vizitën e parë që nga momenti kur marinat e dy vendeve rrezikuan përplasjen vitin e kaluar.

Megjithatë, ajo që nisi si një atmosferë e përzemërt ndryshoi kur Dendias deklaroi se shkelja e sovranitetit të Greqisë do të përballet me sanksione.

“Në këtë aspekt, Bashkimi Evropian doli me një qëndrim me dy opsione. Ai për të marrë masa është gjithmonë në tryezë, nëse Turqia vijon të shkelë sovranitetin tonë dhe do të implementohet nëse Ankaraja ndjek këtë kurs. Me gjithë zemër, ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, u shpreh Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Nga ana e tij Cavusoglu i cilësoi komentet si “të papranueshme”.

“Unë shpresoja që ky takim do të vazhdonte me atmosferën pozitive, por për fat të keq Nikos Dendias bëri një akuzë tërësisht të papranueshme ndaj vendit tim në fjalimin e tij. Ai tha se Turqia shkeli sovranitetin e Greqisë. Këtë nuk mund ta pranojmë në asnjë rrethanë”, deklaroi Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Megjithatë, në fund të dyja palët deklaruan se dëshirojnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet përmes dialogut.

Lexoni gjithashtu:

Bisedimet Turqi-Greqi, ministri Jashtëm grek Dendias takohet me presidentin turk Erdogan

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026