Tensionet me Iranin, Khamenei refuzon ofertat për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore

15 Prill 2021 | 13:24

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka hedhur poshtë ofertat që vijnë nga bisedimet në Vjenë për të shpëtuar me fuqitë botërore marrëveshjen bërthamore duke theksuar se “nuk ia vlen të rishihet”.

Komentet e Khamenei vijnë pasi Teherani tha se tani ishte gati të pasuronte uranium deri në 60% – përqindja më e lartë e regjistruar deri më tani por akoma më i ulët se nivelet e shkallës së armëve prej 90%.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e ka cilësuar provokues vendimin e Iranit për pasurimin e uraniumit deri në 60% pastërti.

“Ne e marrim shumë seriozisht njoftimin e tij provokues të një synimi për të filluar pasurimin e urainiumit me 60 përqind dhe duhet të jemi të bashkuar në refuzimin e këtij hapi. Më duhet t’ju them se ky vendim  vë në dyshim seriozitetin e Iranit në lidhje me bisedimet bërthamore ashtu si nënvizon domosdoshmërinë e kthimit në përputhje të ndërsjellë me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës te Veprimit”, u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Bisedimet e Vjenës ishin tashmë të përfshira nga diskutimet kryesisht, pasi sulmit fundjavën e kaluar në objektin bërthamor të Natanz të Iranit që dyshohet të jetë kryer nga Izraeli.

Delegatët do të rifillojnë sot diskutimet.

Ata kanë për qëllim gjetjen e një mënyre që Shtetet e Bashkuara të ri-hyjnë në marrëveshjen e vitit 2015 të quajtur zyrtarisht Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA)që është  një traktat i cili i premton Iranit lehtësim të  sanksioneve dhe investime ndërkombëtare në këmbim që ky shtet të  frenojë programin e tij bërthamor.

Lexoni gjithashtu:

Pasurimi me uranium, presidenti i Iranit: Përgjigje ndaj terrorizmit të Izraelit

Presidenti i Iranit prezanton centrifugën më të përparuar bërthamore

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026