Tensionet në Ukrainën lindore, presidenti Volodymyr Zelenskyy takim me Erdoganin

11 Prill 2021 | 11:45

Pas një takimi të zhvilluar të shtunën në Stamboll, presidentët e Ukrainës dhe Turqisë theksuan rëndësinë e integritetit territorial të Ukrainës, de-përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainën lindore dhe sigurinë në Detin e Zi.

Vizita e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Turqi vjen mes tensioneve të ringjallura në Ukrainën lindore, ku forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar që nga viti 2014.

Rusia ka forcuar trupat e saj përgjatë kufirit dhe ka paralajmëruar Ukrainën që të mos përpiqet të rimarrë territorin e kontrolluar nga separatistët.

Kiev hedh poshtë pretendimin se po përgatitet për një ofensivë. Ndërtimi ushtarak rus në kufirin ukrainas ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

“Si Turqi, ne kemi mbrojtur me forcë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë kryesor për të mos njohur aneksimin e Krimesë”, u shpreh  Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

“Unë informova palën turke për detaje për situatën në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, Donbass dhe Krime. Informova  në veçanti për shkeljen e të drejtave të njeriut në gadishull dhe për vendosjen e trupave ushtarake në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi  Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

Erdogan shtoi se bashkëpunimi i Turqisë me Ukrainën nuk nënkuptonte se po mbante  një qëndrim kundër ndonjë vendi tjetër.

Turqia është një anëtare e NATO-s,  por Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, duke nënshkruar marrëveshje të energjisë, mbrojtjes dhe tregtisë.

Ata gjithashtu kanë zbutur  palët kundërshtare në konflikte të tjera, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Nagorno -Karabakun.

Presidenti Erdogan dhe homologun rus folën të premten në telefon, duke diskutuar  për Ukrainën dhe çështje të tjera.

Kremlini tha se Putini shprehu shqetësime se Ukraina “kohët e fundit rifilloi provokimet e rrezikshme në vijën e kontaktit” në Ukrainën lindore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026