Tensionet Rusi-Ukrainë, Moska shton trupat në kufi, Kievi: Së shpejti 120 mijë njësi
Pamje të shumta satelitore kanë treguar një prani në rritje të trupave ruse në Krime, Ukrainë dhe në afërsi të kufirit që ndan dy vendet.
Përveç trupave, pamjet tregojnë edhe baza me avionë luftarakë, fusha me tenda të ngritura për ushtarët, si dhe autoblinda, të pozicionuara kryesisht në strukturat ushtarake në Opuk, Angarski, Voronezh, etj.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se shumë shpejt Rusia do të ketë mbi 120 mijë trupa në kufi dhe i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione të reja për të detyruar Moskën të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Prej javësh, trupat ruse vijojnë të mbërrijnë në kufijtë tanë në veri-lindje, në lindje dhe në jug. Në vetëm një javë, ata pritet të arrijnë në tërësi kuotën e 120 mijë trupave. Dhe kjo nuk do të thotë se ata do të ndalen së dërguari forcat e tyre me t’u arritur kjo shifër”, tha Dmytro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.
Uashingtoni dhe NATO janë alarmuar nga prania e gjerë e trupave ruse në afërsi të Ukrainës dhe në Krime, gadishulli që Moska aneksoi në vitin 2014.
Zyrtarët perëndimorë thonë se prania aktuale është më e madhe se ajo gjatë aneksimit dhe po ashtu më e madhe se ajo prej 80 mijë njësish që ishte para pak javësh.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta