Tensionet Ukrainë-Rusi, Çuçka: Ukraina ka probleme të brendshme, jo me Rusinë

13 Prill 2021 | 19:59

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shpëtim Çuçka, i ftuar në studion e Euronews Albania, foli mbi tensionimin e situatës në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, në një zonë ku ushtria ka qenë në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia për shtatë vjet.

Z. Çuçka u shpreh se problemet nuk janë midis Rusisë dhe Ukrainës, por janë probleme të brendshme të pazgjidhura të vetë shtetit të Ukrainës, probleme të cilat kanë evoluar nga ngjarje politike të ndodhura përgjatë historisë.

“Një pjesë e popullatës së Ukrainës, në vitin 2014, një pjesës e popullatës së Ukrainës aq sa u përfshinë në një shesh ku u tha se kanë qenë 300 mijë vetë por nuk duhet të kenë qenë as 50 mijë. Vendosen të përmbysin presidentin, pasi u nënshkrua një marrëveshje të cilës i doli për zot ministri i jashtëm i Gjermanisë që sot është president. Kjo ngjarje ishte shkelje flagrante e një mirëkuptimi politik dhe i kushtetutës”, u shpreh z. Çuçka, ndërsa theksoi se në Ukrainë janë shkelur disa herë rregullat e Kushtetutës.

Për z. Çuçka, Ukraina po mbledh trupa për të ndërhyrë, pasi dëshiron të bëjë një veprim force, mirëpo Rusia ka deklaruar se nuk do të rrijë pa vepruar nëse i rrezikohet jeta popullsisë ruse në Ukrainë.

“Në të gjithë demonstratat thuhej rusët t’i vrasim, publikisht dhe Perëndimi nuk ndërhynte. Ukraina pse i ka grumbulluar trupat? Për të ndërhyrë. Ukraina dëshiron të bëjë një veprim force, siç e realizoi Kroacia me një Republikë në të cilën ishin rreth 250 mijë serbë të cilët u shpërngulën. Rusia për banorët që janë rusë dhe që një pjesë e tyre ka pasaportën ruse ka deklaruar se nuk do të bëjë sehir për përgjakjen e tyre”, u shpreh Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë.

Z.Çuçka tha se ky është vendimi i disa forcave në Ukrainë të mbështetura nga Perëndimi, për të rivendosur unitetin e brendshëm të kombit, në kundërshti me vullnetin e një pjese të konsiderueshme të popullatës, që janë rusë.

Sa i përket rolit të NATO-s në këtë situatë, z. Çuçka tha se NATO nuk e ka pjesë të aleancës Ukrainën dhe nuk ka ndonjë argument për të ndërhyrë në punët e brendshme të Ukrainës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026