Tensioni në Mesdheun Lindor, Blinken: Turqia shkeli ligjin ndërkombëtar me aksionet kundër Greqisë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti rinisjen e bisedimeve midis Greqisë dhe Turqisë, por duke kritikuar Ankaranë.
Gjatë fjalimit para Komitetit për Punët e Jashtme, Blinken nënvizoi se mosmarrëveshjet energjetike dhe territoriale duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, diplomatike, jo ushtarake dhe jo përmes veprimeve provokuese.
“Ne kemi kritikuar aksionet, duke përfshirë Turqinë, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe angazhimet e saj të NATO-s, duke përmendur këtu veprimet e saj provokuese kundër Greqisë,” – u shpreh Blinken.
Sekretari i Shtetit shtoi se gjatë vitit të kaluar Uashingtoni ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol aktiv për të promovuar stabilitetin në rajon.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta