Tensioni Rusi-Ukrainë, Merkel i kërkon Putinit të zvogëlojë praninë e trupave

9 Prill 2021 | 22:28

Vazhdojnë të rriten tensionet midis Kievit dhe Moskës, teksa të dy shtetet vazhdojnë të dislokojnë trupa ushtarake në kufi me rajonin autonom të Donbasit. Pas vizitës së Presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski në rajonin e Donjeskut ku ndodhen rreth 15 mijë trupa ukrainase, zyrtari rus Dimitri Kozak deklaroi se trupat ruse janë gati të përballojnë çdo sulm eventual.

“Situata në rajonin e Donbas është duke u përkeqësuar, dhe këtë e shohim të gjithë. Komandantët dhe ushtarët tanë, janë vënë nën sulmin e snajperistëve rusë”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Kufiri – i njohur si vija e kontaktit – midis Ukrainës dhe territoreve të saj separatiste në rajonin lindor të Donbas është mbyllur që nga marsi i vitit 2020. Miliona familje janë ndarë

“Sot çdo gjë varet nga fuqia e zjarrit. Nëse ekziston situata, siç e quan Presidenti ynë e një “Srebrenice, ne do të jemi të detyruar të mbrohemi. Forcat ushtarake që ndodhen në kufi janë stërvitur mjaftueshëm në 7 vite luftime, sa për të përballuar çdo lloj sulmi”, tha Dmitry Kozak, Kryetar i Administratës Presidenciale të Rusisë.

Ditën e enjte, kancelarja gjermane Angela Merkel telefonoi Presidentin rus Vladimir Putin duke i kërkuar të tërhiqte trupat ruse nga zonat kufitare me Ukrainën. Të DY shtetet kanë nënshkruar në vitin 2014-n marrëveshjen e Minskut, e cila do të shërbente për të garantuar paqen në rajon, por që tani duket shumë larg qëllimit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026