Tentuan të shisnin një statujë antike për 40.000 euro, në pranga tre persona në Greqi
Tre persona janë vënë në pranga nga policia greke, pasi u përpoqën që të shisnin një statujë antike të perëndeshës greke “Hecate”.
Statuja prej mermeri besohet ta ketë origjinën nga shekulli i dytë ose i tretë pas Krishtit, kur Greqia ishte pjesë e Perandorisë Romake.
Ishin autoritetet e Selanikut ata që raportuan se dy persona kishin tentuar të shesin statujën në këmbim të një shume prej 40,000 euro.
Zbulimi u bë me anë të policisë, e cila infiltroi një oficer si blerës të interesuar dhe ky i fundit negocioi çmimin me dy të dyshuarit.
Policia deklaroi se dy të arrestuarit janë të moshës 56–vjeçare dhe u vunë në pranga të premten, pasi u pa se zotëronin statujën e rrallë.
Gjithashtu u arrestua edhe një person i tretë, pasi dyshohet se pranoi që e kishte gjetur statujën në fermën e tij, në Pelas dhe ua dha dy burrave për ta shitur.
Statuja prej mermeri është 33 centimetra e lartë dhe 16 centimetra e gjerë, dhe peshon 10 kilogramë. Policia ka shtuar se kjo statujë mbart “vlerë të madhe arkeologjike”.
Në Greqinë e lashtë, Hecate nderohej si një perëndeshë e botës së nëndheshme, e aftë si për të bërë mirë dhe keq njëkohësisht. Figura e saj lidhet me magjinë, hënën dhe krijesat e natës.
Mbi tre të arrestuarit rëndojnë dy akuza, pjesëmarrja në një grup kriminal dhe shkelja e ligjit grek për mbrojtjen e antikuarëve dhe trashëgimisë kulturore.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një motor që i përkiste njërit prej burrave, motor i cili u përdor për të transportuar statujën nga zona Pelas, deri në Selanik.
Tre të arrestuarit do të paraqiten para një gjykatësi, të martën.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta