Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, banorët e Kabulit thonë se nuk do ketë paqe
Pas lajmit se SHBA do të tërheq trupat ushtarake nga Afganistani, banorët e Kabulit shprehen se janë të shqetësuar se nuk do të ketë paqe dhe se në të ardhmen do të përfshihen nga paqëndrueshmëria.
Presidenti i SHBA, Joe Biden planifikon të largojë 2500 trupat e mbetura amerikane deri më 11 shtator 2021, 20 vjet pas sulmeve të Al Kaidës që shkaktuan luftën më të gjatë të Amerikës.
“Përgjegjësia e tyre është të sigurojnë një qeveri të fortë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Afganistan dhe të sigurojnë që shqetësimet e njerëzve të qetësohen nga terrorizmi, droga, ndërhyrja nga vendet e tjera. Unë mendoj se SHBA nuk duhet të largohet nga (Afganistan) derisa të përmbush përgjegjësitë”, u shpreh Mehruddin Wasiq, banor në Kabul.
Gjatë vizitës së dytë në Bruksel në një dalje për mediat së bashku me shefin e NATO, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi planin se trupat e Aleancës Euroatlantike do të tërhiqen së bashku nga Afganistani.
“Unë jam këtu për të punuar ngushtë me aleatët tanë, me sekretarin e përgjithshëm (NATO), mbi parimin që ne kemi vendosur që nga fillim. Ne do të punojmë shumë ngushtë në muajt në vazhdim për një tërheqje të sigurt, të qëllimshme dhe të koordinuar të forcave tona nga Afganistani”, u shpreh Blinken.
Ministrat e Jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s diskutojnë në Bruksel planet e tyre ku i pranishëm është jo vetëm Blinken, por edhe sekretari amerikan i mbrojtjes Austin.
Një diplomat i NATO-s u shpreh për Reuters se asnjë aleat nuk pritej të kundërshtonte njoftimin zyrtar të Presidentit amerikan Joe Biden, për një tërheqje të plotë të trupave amerikane deri më 11 shtator.
Vendimi për t’u tërhequr vjen mes një procesi bisedimesh të lëkundura me talebanët, të cilët ende sulmojnë në mënyrë sporadike.
Lexoni gjithashtu:
Trupat ushtarake amerikane pritet të largohen nga Afganistani më 11 shtator
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta