Tërheqja nga konventa e grave, Erdogan: Është çështje e mbyllur, Perëndimi të mos përzihet
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se tërheqja nga traktati evropian kundër dhunës ndaj grave është një fakt i kryer dhe askush nuk duhet të përzihet në të.
“Ne e morëm vendimin tonë, u tërhoqëm, ashtu siç e kishim nënshkruar. Askush nuk duhet të fusë hundët në këtë çështje. Ne e bëmë dhe njoftuam Këshillin Evropian. Është një çështje e mbyllur tashmë”, u shpreh presidenti i Turqisë.
Javën e kaluar, Erdogan tërhoqi papritur Turqinë nga konventa e Stambollit, në kuadër të të cilës vendi zotohej të parandalonte dhunën në familje dhe të promovonte barazinë.
Ndërkohë, mijëra gra kanë protestuar në Stamboll dhe qytete të tjera, duke i bërë thirrje qeverisë që të anulojë dekretin presidencial. Tërheqja nga ky traktat që mbron gratë nga dhuna në familje, është tronditëse për mijëra gra.
“Ne e kundërshtojmë me forcë këtë pasi shumë gra janë të vetëdijshme se Konventa e Stambollit është një traktat që tregon përgjegjësitë e shtetit dhe jo të individëve. Është një traktat që pengon dhunën në familje. Tërheqja është tronditëse”, u shpreh një qytetare në Turqi.
Procesi zyrtar i tërheqjes nga konventa do të përfundojë në tre muaj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta