Tërhiqet qeveria franceze, shumica parlamentare anulon ligjin për policinë

30 Nëntor 2020 | 19:41

Qeveria franceze ka vendosur të pezullojë dhe rishkruajë një pjesë të ligjit të ri për sigurinë, që ka shkaktuar protesta në mbarë vendin.

Njoftimi erdhi nga grupet parlamentare që përfaqësojnë partinë e presidentit Emmanuel Macron, La Republique en Marche.

Ajo pjesë e ligjit, e njohur si “Neni 24”, parashikonte kthimin në krim të filmimit dhe identifikimit të oficerëve të policisë online.

Tani, qeveria do të propozojë një nen tërësisht të rishkruar, deklaroi kreu i grupit parlamentar të LREM, Christophe Castaner në një konferencë shtypi.

Neni i kontestuar u kthye në qendër të vëmendjes javën e kaluar, pas një incidenti ku ishin përfshirë oficerë të policisë së Parisit.

Oficerët u filmuan nga një kamera duke dhunuar një producent muzike me ngjyrë, me pamjet që u publikuan në internet dhe u vëzhguan nga miliona përdorues, duke shkaktuar një skandal kombëtar. Ndaj agjentëve është ngritur akuzë.

Po javën e kaluar, policia u kritikua për dorën e hekurt të përdorur në spastrimin e një kampi emigrantësh në qendër të Parisit, ku u verifikuan skena dhune dhe kaotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026