Tërhiqet Rusia, Moska kthen në bazë trupat ruse në kufi me Ukrainën

22 Prill 2021 | 18:18

Pas javësh të tëra tension mbi praninë e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka urdhëruar një numër njësish të kthehen në baza.

BE vlerëson se mbi 100 mijë ushtarë rusë ishin mbledhur në afërsi të kufirit, si dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Duke folur nga gadishulli në fjalë, Shoigu tha se qëllimi i ushtrisë ruse ishte arritur. Sipas tij, trupat kanë treguar aftësinë e tyre për të garantuar një mbrojtje të besueshme për vendin.

Ai nënvizoi se ka urdhëruar komandantët e disa njësive tokësore dhe divizioneve ajrore që të nisin kthimin në baza ditën e premte dhe të kompletojnë operacionin brenda datës 1 maj.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ngriti çështjen e shtimit të trupave në takimet me liderët evropianë më herët gjatë javës dhe ftoi presidentin rus Vladimir Putin të takoheshin në zonën e konfliktit.

Edhe krerët e vendeve të NATO-s kishin dhënë gjithashtu alarmin për rrezikun që vinte nga prania në rritje e trupave ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026