Një i vdekur dhe 9 të plagosur nga tërmeti i magnitudës 5.8 në Greqi

27 Shtator 2021 | 11:50

Një tërmet i magnitudës 5.8 të shkallës Richter goditi ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe nëntë të plagosur.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orën 9:17 (ora lokale greke) sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë (EMSC) dhe Institutit Amerikan të Gjeologjisë (USGS).

Fillimisht tërmeti u raportua i magnitudës 6.5, por më pas u përcaktua të ishte i magnitudës 5.8 me epiqendrën rreth 25 kilometra në juglindje të qytetit Heraklion. Thellësia e lëkundjeve raportohet të ketë qenë 10 kilometra.

Mediat lokale raportuan duke cituar banorë të qytetit Heraklionit dhe Santorinit, se lëkundjet zgjatën gjatë. Fillë pas tërmetit të fuqishëm u regjistruan pasgoditje të tjera të magnitudave 3.8-4.5 Richter.

Media lokale “CretaLive” raportoi se të paktën tre persona u bllokuan nën rrënoja në Heraklion. Vetëm dy prej tyre u nxorën të gjallë.

Autoritetet lokale raportuar dëme materiale në disa kisha, apo ndërtesa të vjetra arkeologjike.

Zona jugore dhe juglindore e Greqisë, që përfshinë edhe Kretën, është një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Më 31 tetor 2020 një tërmet i magnitudës 7 të shkallës Richter me epiqendër Detin Egje, shkaktoi 39 të vdekur në Turqi dhe Greqi dhe dëme të rënda në disa ishuj grekë dhe qytetin bregdetar të Izmirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026