Terroristi ka vepruar vetëm dhe është përpjekur t’i bashkohej Shtetit Islamik, konfirmojnë autoritetet
Personi përgjegjës për vrasjen e katër personave gjatë sulmit terrorist në Vjenë të hënën ishte përpjekur t’i bashkohej të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe me shumë gjasa ka vepruar vetëm, kanë deklaruar autoritetet austriake gjatë së martës.
Autoritetet kanë zbuluar emrin e terroristit, i cili ishte i armatosur me një pushkë dhe mbante veshur një jelek me eksplozivë të rremë, Kujtim Fejzullahu me dy nënshtetësi Austriake dhe Maqedonia e Veriut.
Agresori është qëlluar për vdekje nga policia.
20-vjeçari është dënuar me 22 muaj burgim në prill të 2019 pasi është përpjekur të udhëtojë drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS, ngjarje për të cilën ka qëndruar dhe disa kohë prapa hekurave.
Ai është liruar para kohe për shkak të ligjeve lehtësuese për të miturit, konfirmuan autoritetet.
Në fillim është dyshuar se ka pasur disa persona të përfshirë në sulm por ministri i Brendshëm tha për mediat se sipas të dhënave që disponojnë nuk rezulton të ketë agresorë të tjerë.
Ai shtoi se 14 persona të tjerë, të afërm të terroristit, janë arrestuar dhe se kishin bastisur 18 banesa në Vjenë.
Dy burra, të moshës 18 dhe 24 vjeç, janë arrestuar pranë Zyrihut, njoftoi policia zvicerane.
Katër persona, dy burra dhe dy gra, humbën jetën në ngjarjen tragjike të cilën kancelari Sebastian Kurz e ka cilësuar si një “sulm terrorist i neveritshëm”, teksa qytetarët përpiqeshin të shijonin natën e fundit jashtë pasi vendi do të hynte në një mbyllje të pjesshme në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e pandemisë.
Lexoni gjithashtu:
- Sulmi në Vjenë, Jonila Godole: Pamjet që u publikuan u japin zë terroristëve
- Policja nga Kosova që luftoi kundër terroristëve në Vjenë të Austrisë
- Roli i shqiptarit nga RMV në sulmin terrorist të Vjenës, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme flet për Euronews Albania
- Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta