Testime masive për Covid-19 në Austri, krijohen radhë të gjata
Austria është një nga vendet e fundit që ka nisur testime në masë për të identifikuar rastet me COVID-19. Qytetarët kanë formuar radhë të gjata përpara qendrave të testimit, ku janë numëruar rreth 10.000 persona.
Për t’u bërë pjesë e këtij testimi masiv qytetarët në mënyrë vullnetare janë regjistruar paraprakisht.
“Rreth 8.000 persona janë regjistruar deri tani për t’u testuar dhe aplikimet vazhdojnë. Ne jemi të përgatitur për 20.000 persona në ditë, por sot është dita e pare dhe procedurat duhet akoma të optimizohen. Po numëroj diku tek 10.000 persona sot dhe pres diku tek 20.000 në çdo ditë që vijon.” – Norbert Lick, Zëdhënës i ushtrisë austriake.
Këto testime në masë janë falas dhe përgjigjja e tamponit del brenda 15 minutash. Kjo iniciativë ndjek përpjekje të ngjashme të organizuara në Sllovaki dhe në Italinë Veriore. Numri I lartë I qytetarëve që janë paraqitur në qendrat e testimit tregojnë se një organizim I tillë është pritur pozitivisht.
“Jam e lumtur që shumë persona kanë ardhur, sepse mes miqve të mi jo të gjithë e mbështesin këtë ide”, u shpreh pensionistja, Ella Hirzenberger.
Gjithashtu, Austria ka paraqitur një program që synon të gjejë dhe të nxisë izolimin e personave të infektuar me coronavirus, në mënyrë shmangien e mbipopullimit nëpër spitale.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta