Testimi masiv në Austri, pjesëmarrje e ulët, aplikohet në një të tretën e popullsisë

7 Dhjetor 2020 | 10:22

Gjithnjë e më shumë vende evropiane tani po zgjedhin testimet masive si një mënyrë për të luftuar pandeminë, të tilla si Austria ku pjesëmarrja në testet vullnetare ishte mjaft e ulët, në disa rajone vetëm një e treta e popullsisë u testua.

Një nga arsyet mund të jenë problemet e shumta teknologjike me regjistrimin online.

“Duhet të provoja për disa orë përpara se të kisha mundësi të regjistrohesha online për testimin”, u shpreh një grua gjermane.

Megjithatë, testet masive në mbarë vendin, të planifikuara para Krishtlindjeve, kanë për qëllim të parandalojnë një rritje të rasteve të reja me COVID 19 gjatë pushimeve, të paktën është ky plani i Ministrit të Shëndetësisë.

“Qëllimi është të gjurmojmë ata qytetarë që nuk e dinë se janë të infektuar, ata që nuk kanë simptoma”,  tha Rudolf Anschober, ministër i Shëndetësisë.

Sidoqoftë, testet e shpejta janë të prirura edhe të gabojnë. Rezultatet pozitive rishikohen me metodën PCR.

Pak javë përpara Austrisë, Sllovakia kreu testime masive në të gjithë vendin. Por, Bratislava papritmas anuloi raundin e tretë të testimit, e cila ishte një surprizë e madhe.

Sipas Shoqatës Mjekësore të Austrisë, testimi masiv është megjithatë një masë e rëndësishme.

“Në Sllovaki, testimi masiv funksionoi shumë mirë në dy raundet e para dhe mendoj se testimi i tretë u shty për shkak të konflikteve politike”, tha Thomas Szekeres, President i shoqatës Mjekësore në Austri.

Ndikuan jo vetëm konfliktet por edhe pasiguria. Sipas ekspertit është e paqartë nëse bllokimi apo testimi masiv uli numrin e infeksioneve në Sllovaki.

“Testimi masiv nuk është me të vërtetë gjëja e parë që do të propozonin shkencëtarët. Pse? Sepse nuk është shumë e fokusuar. Çështja me një masë e tillë qëndron këtu: cilat pjesë të popullsisë do të marrin pjesë? Dhe kjo është  sikur të peshkosh në errësirë”, tha Niki Popper, studiues dhe këshilltar i qeverisë.

“Sidoqoftë të gjithë ekspertët bien dakord për një gjë: në mënyrë që testimi masiv të jetë efektiv, duhet të përsëritet. Në Austri, ka plane për të testuar edhe një herë  popullsinë në fillim të janarit”, raportoi Johannes Pleschberger, gazetar i Euronews. 

Lexoni gjithashtu:

https://euronews.al/bota/2020/12/07/britania-e-madhe-gati-per-vaksinim-shifra-rekord-ne-itali-bavaria-shtrengon-masat-kufizuese

Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026