Tetë gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos infektohen me coronavirus

12 Janar 2021 | 07:09

Disa gorilla në Kopshtin Zoologjik të San Diegos kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Drejtuesja e parkut, Lisa Peterson tha se tetë gorilla, të cilët qëndrojnë në të njëjtin vend në park besohet se janë infektuar me COVID-19 dhe disa prej tyre kanë pasur kollë.

Virusi mendohet të jetë transmetuar nga një punonjës i kopshtit, i cili së fundmi ishte infektuar me COVID-19.

Gorillat janë nën monitorimin e veterinerëve dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e tyre të kopshtit zoologjik në San Diego. Tani për tani ata po marrin vitamina, lëngje dhe ushqim, por jo një trajtim specific kundër virusit.

Ky është rasti i parë i njohur i transmetimit të COVID-19 tek gorillat, ndërsa përreth botës janë raportuar edhe raste në kafshë të tjera.

Ekspertët shprehen të shqetësuar, pasi gorillat janë një specie në rrezik të cilët 98.4% të ADN-së së tyre e kanë njësoj me njerëzit.

 

Lexoni gjithashtu:

Serbi, ndotja e ajrit dhe COVID-19 ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes, qytetarët në protestë

Greqi temperatura të larta deri në 26 gradë celsius, grekët shijojnë plazhin, Spanja në acar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026