Tetë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Itali
Një avion privat, me tetë persona në bord, u përplas në periferi të Milanos duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.
Agjencia e lajmeve ANSA, raportoi se tetë personat – piloti, ndihmëspiloti, gjashtë pasagjerë mes të cilëve një fëmijë – humbën jetën pas përplasjes në zonën e San Donato Milaneses rreth 12 kilometra në juglindje të qendrës së Milanos.
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Linates në Milano, që ndodhet pak kilometra larg vendit ku u rrëzua. Si destinacion kishte Olbian në Sardegna një distancë që zakonisht me avion përshkohet për rreth 1 orë e 10 minuta.
Përplasja ndodhi në një pallat të braktisur në San Donato Milanese, që ishte në fazë rindërtimi dhe që përdorej kryesisht për parking.
Banorët e zonës me të dëgjuar zhurmën e përplasjes nisën të shpërndajnë në rrjetet sociale pamje nga shpërthimi i flakëve.
Elicottero caduto vicino metropolitana San Donato Milanese 😱 pic.twitter.com/GkuU5Yyfwx
— StefCarl (@CarlucciStef) October 3, 2021
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta