Thaçi: Në SHBA nuk do të diskutohet territori i Kosovës

16 Qershor 2020 | 14:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se do të kthehet nga Uashingtoni me një marrëveshje finale në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pa shkëputje territori dhe pa cenuar sovranitetin e vendit.

Pas ftesës nga Grenell për t’u takuar në SHBA, Thaçi tha se ka besim të plotë që me mbështetjen e Amerikës do të arrihen rezultate konkrete.

“Kështu ka qenë në Rambuje, në Vjenë. Kështu do të jetë dhe në Uashington”, tha presidenti.

Ai theksoi se SHBA po udhëheq dialogun, dhe, për sa i përket marrëdhënies së SHBA me BE, nuk i takon Kosovës të pretendojë se mund të ndërhyjë. Megjithatë, ai është i sigurt se mes palëve do të ketë një veprim të koordinuar.

Presidenti e theksoi sërish se në këtë takim nuk do të diskutohet integriteti territorial i vendit.

“Baza jonë do të jetë respektimi i kushtetutës. E theksoj me transparencë se nuk pretendohet nga askush, as në Uashington, që të cenohet integriteti i Kosovës”, tha Thaçi.

Për sa i përket Lajçak, presidenti tha se nëse ka ardhur në Kosovë për humultime të mëtejshme, nuk ka nevojë të takohen, pasi Kosova është humultuar mjaftueshëm. Nëse ka propozime konkrete, nuk ka arsye për të mos u takuar.

Presidenti Thaçi përsëriti dhe një herë kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026