Thellohet kriza ushqimore, raporti: 193 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria
Rreth 193 milionë njerëz në 53 vende ose territore përjetuan vitin e kaluar një pasiguri akute ushqimore.
Kështu thotë raporti i organizatës për ushqimin dhe agrikulturën, FAO, sipas të cilit bëhet fjalë për një rritje me rreth 40 milionë njerëz krahasuar me vitin paraardhës.
“Ky është një numër rekord, 40 milionë njerëz më shumë se një vit më parë. Nëse e shohim këtë trend në një plan afatgjatë është dy herë më shumë se numri që kishim 6 vjet më parë. Ndaj, shqetësues është fakti se po përballemi me një pasiguri ushqimore”, tha Luca Russo, analist i krizave ushqimore, FAO.
Vendet më të prekura nga kriza mbeten ato që vuajnë nga konfliktet si Afganistani, Kongo, Etiopia, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.
“Nuk ka ushqim për shkak të thatësirës që ka shkatërruar edhe gjënë e gjallë, si dhitë, gamilet dhe lopët. Njerëzit po përballen me krizën më të rëndë. Lumenjtë janë tharë dhe njerëzit kanë mungesë rezervash ujore”, u shpreh Abdi Weyrah Muhumad, fermer nga Somalia.
Sipas raportit, vendet e përfshira nga pasiguria ushqimore pritet të preken gjithashtu nga tronditjet ekonomike dhe ndryshimet e klimës.
Lufta në Ukrainë pritet të ketë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore globale, pas zhvendosjes së miliona ukrainasve dhe shkatërrimit të infrastrukturës dhe mjeteve të jetesës. Kjo, pasi bota varet nga Ukraina dhe Rusia për furnizimin me drithëra dhe fertilizues.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta