Themeluesi i kompanisë turke zhduket drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë, raportojnë mediat vendase

25 Prill 2021 | 15:19

Themeluesi i një kompanie të shkëmbimit të valutave elektronike në Turqi është zhdukur. Raportimet e mediave në vend thonë se ai mund të jetë larguar nga Turqia me 2 miliardë dollarë, ndërsa të paktën 300,000 përdorues kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre.

Në Turqi, monedha kombëtare, Lira, ka pasur një rënie të vazhdueshme për nëntë vite me radhë, duke i shtyrë qytetarët të ndërmarrin rreziqe me shpresën për të mbrojtur kursimet e tyre, apo për të fituar diçka. Rritja e papritur e kohëve të fundit të valutave elektronike tërhoqi shumë investitorë, por gjërat nuk shkuan aq mirë për Thodex, një ndër kompanitë më të mëdha të shkëmbimit në Turqi, e cila humbi rreth 2 miliardë dollarë.

Thodex me të paktën 700 mijë përdorues, pjesa më e madhe prej të cilëve u regjistruan pasi kompania ofroi disa miliona “Dogecoins” falas, thonë se shumë “Dogecoins” nuk u shpërndanë asnjëherë.

Mediat raportojnë se 390,000 përdorues nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre. Thodex deklaroi se e mbylli “përkohësisht” platformën për të “rregulluar një luhajte anormale në numrin e përdoruesve të kompanisë”.

Faruk Fatih Ozer, themeluesi i Thodex, ka fluturuar drejt Shqipërisë, duke marrë me vete 2 miliardë dollarë, paratë e investitorëve në kompaninë e tij.

Ministria turke e drejtësisë po kërkon të bashkëpunojë me Interpolin për të arrestuar Ozerin.

Thodex i mohon të gjithë pretendimet dhe thotë se ky problem ka prekur vetëm 30,000 përdorues. Kompania thotë se raportimet e pasakta të mediave kanë shkatërruar reputacionin e kompanisë, duke e bërë vazhdimin e veprimtarisë së saj të pamundur.

“Pretendimet se llogaritë e 391,000 personave janë zhdukur pas humbjes së të paktën 2 miliardë dollarë, janë të pabaza”, shkruhej në deklaratën e Thodex.

Themeluesi i Thodex është zotuar se do t’i kthejë të gjithë investitorëve paratë e humbura, por nuk ka treguar se si apo kur planifikon ta bëjë këtë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026