Thirrja e Stoltenberg: NATO duhet të jetë më e fortë politikisht
NATO duhet të bëhet politikisht më e fortë në mënyrë që të përballet me sfidat e dekadës së ardhshme, ishte kjo deklarata e Kreut të Aleancës Euroatlantike Jens Stoltenberg gjatë prezantimit të vizionit të NATO-s deri më 2030.Ai theksoi se fuqizimi i Kinës është “duke ndryshuar rrënjësisht ekuilibrin global të fuqisë”.
Duke folur nga Brukseli Stoltenberg, shtoi se “Rusia vazhdon aktivitetet e saj ushtarake të paarritshme”, dhe se grupet e armatosura ekstremiste përfshirë të ashtuquajturin Shtetin Islamik janë rrënjosur tashmë.
Për të trajtuar këto sfida, si dhe një numër në rritje të kërcënimeve jo ushtarake, siç janë pandemitë, sulmet në internet dhe fushatat e dezinformimit dhe propagandës, Stoltenberg argumentoi që aleanca jo vetëm duhet të forcojë bashkëpunimin e saj ushtarak, por edhe të bëhet më e fortë politikisht.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve që të punojnë ngushtë për të arritur “konsensus më shpejt dhe në mënyrë më sistematike”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta