Thirrje për shtim të masave, Merkel: Reduktimi i kontaktit fizik i pamjaftueshëm
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për ashpërsim të masave, si dhe izolim të plotë për të reduktuar sa më shumë rastet me të infektuar nga COVID-19.
Sipas Merkel, situata momentale është kritike dhe vendi duhet “t’i përgjigjet kësaj rrethane të jashtëzakonshme me masa po ashtu të jashtëzakonshme”.
Hapja e hoteleve gjatë periudhës së Krishtlindjes është një veprim që është kritikuar nga kancelarja gjermane.
Gjithashtu, Angela Merkel ka bërë thirrje që shkollat të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 10 janar, si dhe ka bërë me dije se dyqanet do të mbyllen pas Krishtlindjes.
“Ne kemi lejuar që familjet të jenë së bashku përgjatë Krishtlindjes, por bëj thirrje gjithsecilit prej jush që të jenë të kujdesshëm. E kam thënë më përpara dhe po e përsëris se hapja e hoteleve për të mirëpritur familjarë është e gabuar, pasi krijon tundime të panevojshme, por kjo është diçka që tani nuk e ndryshoj dot. Gjithashtu, mendoj se është më e drejtë t’i shtyjmë pushimet për shkollat deri në 10 janar ose t’i kalojmë mësimet online. Ajo çka është e nevojshme është ulja e kontaktit,” – tha Merkel.
Një shqetësim i tillë ka ardhur pasi kancelarja gjermane ka thënë se vetëm vaksina anti-COVID, sidomos gjatë muajve të parë të përdorimit në vitin 2021, nuk do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar pandeminë.
Pavarësisht masave të vendosura nga qeveria gjermane, si mbyllja e lokaleve dhe restoranteve, Merkel ka cilësuar se “reduktimi i kontaktit fizik që vendi ka arritur nuk është i mjaftueshme”.
Prandaj sipas kancelares nevojitet ashpërsim i kufizimeve që do të thotë se Gjermania është duke marrë në konsideratë edhe izolimin total të vendit.
Lexoni gjithashtu:
Masat gjatë festave, kufizime më të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta