Thirrje për vaksinim të grave shtatzëna, situata kritike në Rusi dhe Mbretëri të Bashkuar
Mjekët dhe mamitë po u bëjnë thirrje nënave të reja që të vaksinohen kundër Covid-19.
Mbretëri e Bashkuar
Shifrat e reja nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar zbulojnë se pothuajse një e pesta e njerëzve të sëmurë rëndë me COVID-19 janë gra shtatzëna të pavaksinuara.
Këto statistika publikohen në të njëjtën kohë kur testet e realizuara nga mjekët në Izrael bëjnë me dije se virusi mund të shkaktojë probleme serioze për nënën e ardhshme dhe foshnjën e saj në fazat e mëvonshme të shtatzënisë.
Rusi
Rusia ndodhet në një gjendje kritike për shkak të pandemisë. Infeksionet dhe vdekjet e përditshme po arrijnë pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave, normat e vaksinimit janë të ngadalta dhe Kremlini ngurron të ashpërsojë kufizimet.
Një zëdhënës i qeverisë tha se po përdorin çdo mundësi për të ndërgjegjësuar sa me shumë qytetarët që të vaksinohen.
Itali
Nga ana tjetër teatrot dhe kinematë në Itali janë rihapur plotësisht pas më shumë se një viti e gjysmë kufizimesh.
Klubet e natës gjithashtu tani lejohen të kenë një kapacitet maksimal prej 50 përqind brenda dhe 75 përqind jashtë.
Rregullat e reja zbatohen për zonat me më pak infeksione covid dhe për mbajtësit e Green Pass duke treguar që ata janë vaksinuar, testuar negativisht ose janë shëruar nga Covid-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta