“T’i dërgojmë Rusisë një sinjal të fortë”, Ukraina kërkon të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në NATO
Presidenti i Ukrainës ka kërkuar që të përshpejtojë rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në NATO për t’i përçuar Rusisë një mesazh të fortë e real.
Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, teksa tensionet në lindje të Ukrainës vijojnë të shtohen.
Më shumë se 13 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit që ka nisur në vitin 2014 pas një revolucioni pro-perëndimor në Kiev dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.
“Gjatë javëve të fundit, kemi parë një tendencë shumë të rrezikshme të shtimit të rasteve ku është shkelur armëpushimi nga forcat pushtuese ruse dhe vrasjen e disa luftëtarëve ukrainas”, tha Zelenskyy.
Të martën, dy ushtarë të tjerë u vranë teksa luftonin kundër separatistëve pro-rusë, konfirmoi ushtria vendase.
Presidenti Zelenskyy i ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO që të shtojnë prezencën e tyre ushtarake në rajonin e Detit të Zi.
“NATO është mënyra e vetme se si mund të marrë fund lufta në Donbas. Aksion plani anëtarësimit për t’u bashkuar me NATO do t’i dërgonte një mesazh real Rusisë”.
I pyetur për komentet e Zelenskyy, zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov iu tha gazetarëve se dyshonte shumë që kjo do të mund të ndihmonte Ukrainën që të zgjidhë problemet e brendshme.
“Nga pikëpamja jonë, kjo do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën”, u shpreh ai.
Vende si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet anëtare të NATO kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Lexoni gjithashtu
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta