Tifozët e futbollit “vdiqën në krahët” e lojtarëve gjatë një përplasjeje në stadiumin Kanjuruhan të Indonezisë, tha trajneri i ekipit vendas, pasi numri i fëmijëve të vrarë në tragjedi u rrit në 32.
Javier Roca tha se tronditja në ndeshjen në Java, në të cilën humbën jetën 125 persona, e la atë “të shpartalluar mendërisht”.
Autoritetet thonë se viktima më e re e fatkeqësisë së të shtunës ishte vetëm tre vjeç.
Rreth 18 oficerë po hetohen pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën kur ndeshja përfundoi.
Më shumë se 320 persona të tjerë u plagosën pasi mbështetësit u shkelën dhe u mbytën në përplasje ndërsa iknin nga gazi. Zëvendësministri i Indonezisë për çështjet e fëmijëve dhe grave tha se fëmijët ishin të moshës nga tre deri në 17 vjeç.
Një dëshmitar okular i tha BBC-së se policia kishte qëlluar me fishekë gazi “vazhdimisht dhe shpejt” pasi situata me tifozët u bë “e tensionuar”. Mbështetësit e skuadrës vendase Arema FC vrapuan në fushë kur ndeshja përfundoi në një humbje 3-2 ndaj rivalëve të tyre Persebaya Surabaya.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tragjedia në Indonezi, pezullohet kampionati, reagon FIFA
- 174 viktima nga trazirat në stadiumin në Indonezi