Tirana sfidon kampionët e Superligës, Nuhiu: Shkojmë për 3 pikë

31 Janar 2026 | 14:13

Tirana i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të duelit me Egnatian, ndërsa trajneri Nuhiu deklaroi se ekipi luan vetëm për 3 pikë. Të dielën, një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës.

Fitorja e fundit në kampionat ndaj Flamurtarit ka rikthyer atmosferën pozitive te Tirana, e cila ka mbyllur përgatitjet për duelin me kampionët e Superligës. Bardheblutë sfidojnë Egnatian në transfertë, por besimi është i madh se do të merren 3 pikët.

“E shoh skuadrën të motivuar, rezultati i fundit ka rritur moralin te grupi, presim një ndeshje të fortë dhe luftuar sepse kemi përballë një skuadër që vitet e fundit ka udhëhequr kampionatin, lëviz shumë mirë në fushë, kanë idetë e tyre. Për të gjitha këto besoj te karakteri i skuadrës sime, duhet të jemi të disiplinuar, kemi futbollistë kualitativ edhe në aspektin individual, jemi të motivuar, lojtarët të dalin te potenciali i tyre”, tha Ardian Nuhiu, trajner i Tiranës.

Më tej, trajneri Nuhiu kërkon vazhdimësi nga të tijtë.

“Kërkoj vazhdimësi, jemi në rritje e sipër, skuadra po krijon identitet dhe organizim, rezultati është i rëndësishëm, besoj që do të bëjmë ndeshje të mirë, skuadra jonë nuk duhet të gabojë, besoj fuqishëm te kualiteti dhe te karakteri i grupit sepse po na e tregojnë nga ndeshja në ndeshje”, u shpreh Nuhiu.

Të dielën luhet edhe sfida Teuta-Vllaznia, ku për shkodranët në konferencën për shtyp i pranishëm ishte drejtori Vioresin Sinani.

“Një ndeshje mjaft e vështirë me një ekip të fortë, na pret një përballje e ashpër, luajmë për 3 pikë dhe shkojmë për fitore në Durrës. I vlerësojmë maksimalisht, por shkojmë për 3 pikë”, tha Vioresin Sinani, drejtor i Vllaznisë.

Të dyja sfidat luhen të dielën në orën 16:30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026