Tjetër grua në stafin e Biden, presidenti i SHBA-së zgjedh Janet Yellen si sekretare të Thesarit

1 Dhjetor 2020 | 06:48

Joe Biden ka zgjedhur një tjetër femër në stafin e tij, këtë herë për të menaxhuar Departamentin e Thesarit.

Bëhet fjalë për ish-kryetaren e Rezervës Federale, Janet Yellen.

Nëse konfirmohet nga Senati, Yellen do të jetë gruaja e parë që do të mbajë postin e sekretares së Thesarit. Ajo është mes një numri të konsiderueshëm grash të zgjedhura nga Biden për postet kyçe ekonomike.

Ekipi i tranzicionit të presidentit deklaroi se zgjedhjet e tij në fushën e ekonomisë do të ndihmojnë që Amerika të dalë nga turbullira aktuale ekonomike dhe ta rindërtojë më të fortë atë.

Ekipi njoftoi gjithashtu ngritjen e komitetit të përurimit presidencial, që do të organizojë betimin e Biden më 20 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026