Tjetër sfidë, gjatë transportit vaksina e BioNTEch duhet të ruhet deri në temperaturën -80 gradë

23 Nëntor 2020 | 07:29

Zhvillimi i vaksinave anti covid-19 ka shtuar shpresat në të gjithë botën. Por, si do të bëhet e mundur shpërndarja e miliona dozave të vaksinave. 

Prej muajit mars “Shërbimi Fraport” në aeroportin e Frankfurt është duke punuar mbi këtë çështje.

Një sfidë kryesore logjistike është se vaksina e zhvilluar nga Biontech gjatë transportit duhet të ruhet në temperaturën nga -70 gradë në -80. Zinxhiri ftohës nuk mund të ndërpritet, përndryshe vaksina komprometohet.

“Për sasi më të mëdha, ne gjithashtu kontrollojmë proceset për të ngarkuar kontejnerët direkt në ambientet e prodhuesit/ Pastaj kontejnerët drejtohen në një kamion ku temperatura kontrollohet në pistë, nga ku ata janë të ngarkuar dhe dërguar direkt në aeroplan , në mënyrë që ndalesat dhe koha që kontejnerët të ekspozohen përfundimisht ndaj ndikimeve mjedisore të jenë minimale “, u shpreh Joachim von Winning, Drejtori Ekzekutiv i Komunitetit të Transportit Ajror në Frankfurt.

Çështja kryesore është që dozat e vaksinave të dërgohen në qendrat e vaksinimit, ku mund të qëndrojnë në frigorifer për më shumë se 5 ditë.

Aeroporti i Frankfurtit është një pikë ideale e dërgesës, pasi shumë prodhues të vaksinës ndodhen në këtë zonë. Por ka ende një pengesë, për arsye sigurie  nuk mund të ngarkohet një avion i tërë me një ngarkesë që ftohet nga -70 deri në – 80 gradë.

“Kur jemi në intervalin -70, unë supozoj se do të kemi fluturime të përziera: sepse nuk mund ta mbushim një aeroplan plotësisht me kontejnerë akulli të thatë.

Kjo është për shkak se akulli i thatë është i ngrirë  dhe dioksidi i karbonit CO2,  sublimohet gjatë fluturimit për të ruajtur temperatura, domethënë ndryshon përsëri në ë gjendje të gaztë dhe përqendrimi i CO2 në bordin e avionit rritet”, tha Joachim von Winning

Jo të gjitha vendet janë të pajisura për t’u kujdesur për një transport të tillë të veçantë të ngrirjes së lartë. Për momentin, vetëm 25 vende në të gjithë botën kanë infrastrukturën e kërkuar.

“Faktorët kufizues janë në të vërtetë kapacitetet në stacionet pritëse në aeroportet në vendet në zhvillim, nëse ekzistojnë lehtësi të mjaftueshme për ftohje.

Në këto vende është veçanërisht e rëndësishme të punohet ngushtë me autoritetet, ka disa vende pritëse në të cilat doganat kane njohuri  për mbajtjen e dërgesave farmaceutike për një kohë të gjatë, duke rrezikuar kështu integritetin e produktit dhe duhet të sqarohet paraprakisht se ato nuk do të ndalohen në dogana”, nënvizoi Joachim von Winning.

Pasi të miratohen vaksinat Covid 19 që mund të ruhen në temperaturën e frigoriferit, atëherë çdo gjë është me e thjeshtë. Por, tani vetëm “Fraport” në Aeroportin e Frankfurtit mund të mundësojë fluturime çdo ditë  për transportin e dozave të vaksinave.

Lexoni gjithashtu:

Samiti i G20 organizuar nga Arabia Saudite nuk ofroi fonde specifike për vaksinën anti-COVID

Shpërndarja e vaksinave, liderët e G20-ës zotohen se do të ndihmojnë vendet më të varfra

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026