Tkurrja e ekonomisë, Artan Hoxha: E kemi tepruar me masat e marra muajt e parë të pandemisë
Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Artan Hoxha, foli rreth deklaratës më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe parashikimeve të Bankës së Shqipërisë. Parashikimin për tkurrjen e ekonomisë me 7.5% eksperti e konsideroi më real se ai që u parashikua në muajin prill për një ulje me 5%.
Ai vuri në dukje ndër të tjera se të ardhurat për Korrik dhe Gusht vijojnë të jenë negative krahasuar me ato të një viti më parë e si rrjedhojë kjo nuk mund të jetë një kthesë pozitive për ekonominë e vendit. “Pritej që të zbutej rënia ekonomike në muajin korrik dhe gusht dhe mesa duket kjo nuk vihet re”,- tha ai.
Sipas të dhënave paraprake nga INSTAT pretendohet se tre mujori i dytë mund të shkojë me një ulje deri në 15%. Pyetur se çfarë do të thotë një rënie 7.5% për ekonominë vendase z. Hoxha e konsideroi një rënie drastike që është vënë re në shumë pak vende të botës.
“Masat shtrënguese për tu mbrojtur nga virusi në muajt mars, prill dhe maj duket se u ekzagjeruan. Duke parë shifrat e pandemisë sot dhe shifrat e pandemisë në atë kohë gjykoj se në një farë mënyre i kemi fryrë shumë kujdesit të tepruar dhe mund të kishim arritur të njëjtat rezultate me më pak shtrëngesa ekonomike”,- theksoi ai.
Artan Hoxha u shpreh pozitiv sa i përket faktit që do të ketë një rishikim të amnistisë fiskale por solli në vëmendje se ai vetë ka shkruar dy artikuj për këtë fenomen që sipas tij qeveria e ka quajtur gabimisht amnisti fiskale kur në fakt siç thotë Hoxha është ligjërim i pasurive që rrjedhin nga dhjetra lloje krimesh penale. “Ka shumë vend për ta riparë atë ligj. Unë jam për amnisti të pastër fiskale edhe në aspektin penal edhe në aspektin administrativ fiskal, jo për të falur produktet e krimit”,- përfundoi eksperti i ekonomisë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta