Tokio, autoritetet të shqetësuara me shifrat rekord të COVID-19

29 Korrik 2021 | 09:56

Zyrtarët japonezë kanë ngritur shqetësimin pasi Tokio ka shënuar shifra rekord infektimesh të reja për të dytën ditë radhazi.

“Nuk kemi përjetuar kurrë përhapje infektimesh të këtyre përmasave”, tha shefi kabinetit të sekretarisë së shtetit për gazetarët ditën e enjte.

Tokio raportoi 3,177 raste të reja të mërkurën dhe 2,848 të martën, shifra që nuk qenë regjistruar asnjëherë më parë.

“Asgjë nuk po ndihmon në uljen e infektimeve, ka shumë faktorë që po i nxisin ato”, tha Dr. Shigeru Omi, ekspert i shëndetit pranë qeverisë, duke përmendur Lojërat Olimpike dhe pushimet verore ndër arsyet kryesore.

Deri më datën 12 korrik, Tokio ishte në gjendje të jashtëzakonshme, por megjithatë autoritetet i dhanë dritë të gjelbër mbajtjes së Lojërave Olimpike, pavarësisht se hasën kundërshtim të madh nga qytetarët për shkak të frikës se situata mund të përkeqësohej.

Ekspertët thanë se rritja e madhe e rasteve në Tokio po nxitet nga varianti Delta i virusit, por se nuk ka prova që virusi po transmetohet nga pjesëmarrësit e lojërave tek popullata.

Zyrtarët konfirmuan se 2 sportistë të huaj janë në gjendje të stabilizuar në spital, ndërsa 38 të tjerë janë vetizoluar në hotel.

Që nga 1 korriku deri të mërkurën, 198 persona  të akredituar për Lojërat Olimpike kanë dalë pozitiv për COVID-19, përfshi dhe 23 sportistë.

Japonia ka regjistruar 892 mijë raste dhe 15 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë.

Rreth 26.3 për qind e popullsisë i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026