Tomorri: ARMO, skema si transferohen paratë përmes kompanive nënkontraktore
Një nga skemat e përdorura për të transferuar paratë nga kompanitë e shfrytëzimit të ARMO-s, është kalimi i parave të fituara përmes nënkontraktorëve.
Funksionimin e skemës e sqaroi ekonomisti Klodian Tomorri, në një intervistë në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania. Tomorri tha se skema e ARMO-s është e njëjtë me atë të përdorur nga “Bankers Petroleum”, që prej vitit 2004:
“Bankers Petroleum ka eksportuar që nga viti 2004 e deri më sot 3,2 miliardë dollarë naftë. Ndërkohë që vazhdon sot të mos paguaj tatim-fitimin.
Ky është një rast unik në botë, që ka një vendburim të gatshëm, me investime minimale për të nxjerr sa më shumë naftë. Kompania merr rimbursim të TVSH-së, sepse fitimi i pasqyruar në bilanc është më i vogël se sa investimi i kryer.
Nënkontraktorët e Bankers janë kompani më norma fitimi mbi 70 për qind. Ato tregojnë fitim, ndërsa kompania mëmë del me humbje.”
Edhe tek ARMO është e njëjta skemë, sipas Tomorrit: paratë e fituara nga kompanitë e shfrytëzimit janë transferuar përmes nënkontratktorëve. Për shembull, për të mbledhur paratë nga Bankersi, për llogari të kompaninë IRTC, u përdor kompania tjetër Tosk Energji, e cila më vonë e mori me qira rafinerinë.
Tomorri tha se kompanitë e shfrytëzimit të ARMO-së janë kompani guackë, në pronësi të të njëjtëve persona. Së pari, sipas tij, këto kompani falimentojnë dhe krijojnë ngërçe si ky e pagave me të cilën po përplasen naftëtarët sot:
“Ato shfrytëzojnë krizën, dhe me bekimin e qeverisë prezantohen si një komapni e re që paraqitet si zgjidhje [për krizën] dhe ndërkohë bëjnë të njëjtën gjë.
Po të shohësh dokumentet, janë të njëjtët njerëz si administrator tek një kompani, apo përfaqësues tek një kompani tjetër. Është e njëjta dorë ndryshon thjesht emri.
Qeveria ka lejuar kompanitë që shfrytëzojnë ARMO-n, të nxjerrin produkt pa shlyer detyrimet. Nuk është evazion i tatim-fitimit, por mos pagim i taksave që janë paguar nga qytetarët, taksa e qarkullimit, akciza, etj.
Karburanti me 160 lek ka paguar të gjitha detyrimet. Kompania shërben si agjentë që mbledh detyrimin për ta depozituar në buxhet. Por këto kompani kanë marrë paratë nga qytetarët dhe nuk i kanë dërguar në buxhetin e shtetit.”
Tomorri e quajti këtë skemë privatizim të fitimeve duke i lënë qytetarëve kostot dhe humbjet.
Lexoni gjithashtu:
Si u grabitën mbi 500 milionë euro në rafineritë e Ballshit e Fierit
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë