Tornado i rrallë vret 3 vetë dhe plagos qindra të tjerë në Republikën Çeke
Të paktën tre qytetarë çekë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një tornadoje të rrallë që shkuli pemë e çati, në një rajon juglindor të Republikës Çeke.
Tornadoja u formua gjatë pasdites së të enjtes, gjatë një vargu stuhish me shtrëngata që kishin përfshirë të gjithë vendin. Shtatë qyteza dhe fshatra janë dëmtuar rëndë, teksa fenomeni i egër natyror shndërroi ndërtesa të tëra në rrënoja dhe ktheu makina të shumta përmbys. Mbi 120,000 shtëpi mbetën pa elektricitet.
Rreth 360 forca policore shtesë u nisën për në zonat e prekura së bashku me ushtrinë. Skuadrave të shpëtimit që u mblodhën nga të gjitha skajet e vendit, iu bashkuan edhe analogët e tyre nga Austria dhe Sllovakia.
No ty vole pic.twitter.com/yVHJtU3ZgG
— Nedakoňský vidlák (@nedavidlak) June 24, 2021
Drone dhe helikopterë të specializuar po përdoren për të kërkuar nën rrënoja.
Shërbimet rajonale të emergjencës kanë deklaruar se me shumë mundësi do të ketë më tepër viktima.
“Është një tragjedi e jashtëzakonshme,” tha kryeministri i vendit, Andrej Babis. Babis është në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e BE dhe ka planifikuar të vizitojë rajonin e goditur këtë të premte.
Marek Babisz, nënkryetari i bashkisë së Hrysky-t, tha për radion publike çeke se gjysma e qytetit të tij ishte tërësisht e shkatërruar.
“Kisha ka mbetur pa kullë, shkolla fillore nuk ka më çati apo insulim dhe shtëpi të tëra kanë mbetur vetëm me mure. Ka të plagosur, është e tmerrshme.”
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta