Trafiku i drogës, pandemia ndihmon grupet kriminale të shfrytëzojnë të papunët

15 Janar 2021 | 09:14

Qendra Monitoruese Europiane për Drogat dhe Europol paralajmëron për ndikimin që COVID-19 do të ketë në trafikimin e drogave të paligjshme në të gjithë Bashkimin Evropian.

Në kohën kur zinxhirët tradicionalë të furnizimit janë ndërprerë përkohësisht, shitjet e errëta dhe shërbimet e shpërndarjes  të brendshme janë rritur.

Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogave theksoi se marrëveshjet ballë për ballë po zëvendësohen nga të ashtuquajturat “pika të vdekura”.

Ky trend është vërejtur nga Eva, një ish-përdoruese e drogës e cili jeton në një zonë të errët në kryeqytetin polak, Varshavë, një pikë e nxehtë për skenën lokale të drogës.

“E vetmja gjë që ndryshon që nga nisja COVID-19 është se shpërndarësit e drogës nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me blerësit, pra që të flasin. Fjala kalon nga një djalë tek tjetri. Nuk kanë kontakt fizik, bëhet përmes telefonit. E vendosin drogën në një vrimë në mur apo Brenda një tulle, diçka e ngjashme”, tha ajo.

Pandemia ka një ndikim shkatërrues në tregun e punës – duke prerë shpresat e njerëzve të tillë si “Wojtek”, të cilët u përpoqën të gjenin një rrugë ligjore për të qenë sërish në shoqëri.

Ai është një ish-tregtar i heroinës me rekorde penale. Kur doli nga burgu, ai gjeti punë në një lokal dhe një banesë.

Por COVID i dha fund gjithë kësaj. Ai ndaloi së përdoruri drogë, por është ende i varur nga bixhozi dhe për këtë i duhen para, të cilat i fiton në mënyrë të paligjshme.

“Këto nuk mjaftojnë, vetëm rreth 660 euro, nuk është asgjë. Për një njeri të zakontë është mjaftueshëm për një muaj, por për mua dalin për vetëm një apo dy ditë maksimumi. Jam duke vjedhur në depo, në Varshavë ka shumë. Dhe në këto kohë për shkak të pandemisë është më e lehtë të bëhesh hajdut sesa të gjesh një punë të ndershme”, tha ai.

Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës dhe EUROPOL parashikon një rritje të trafikut të drogës ndërsa grupet e krimit të organizuar përpiqen të fusin në grackë atë që kanë humbur gjatë pandemisë.

“Pasojat ekonomike të COVID-19 e bëjnë shumë më të vështirë për të varurit nga droga të gjejnë një mënyrë ligjore për të siguruar jetesën – rreziku i qëndrimit të bllokuar në ciklin e egër të varësisë nga droga dhe kriminaliteti po rritet shpejt”, raportoi reporteri i Euronews Hans Von Der Brelie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026