Trafiku i qenieve njerëzore, KE zbulon strategjinë e re kundër krimit të organizuar
Komisioni Evropian zbuloi një strategji të re për t’u përballur me krimin e organizuar dhe trafikun e qenieve njerëzore, përfshirë një propozim drejtuar Interpol-it për një marrëveshje për shkëmbimin më të shpejtë të informacionit.
Vetëm nga trafiku i qenieve njerëzore ka pasur 14 mijë e 145 viktima në vendet e Bashkimit Evropian, 50% e të cilave shtetas të BE-së.
Ndërkohë, 72% e të gjitha viktimave janë gra dhe vajza, 92% e të cilave të trafikuara për shfrytëzim seksual.
Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së, tha se kjo është një luftë që Evropa mund ta fitojë.
“Nuk ka dyshim që trafiku i drogës dhe i qenieve njerëzore janë dy aspekte veçanërisht shqetësuese, por nuk janë të vetmet. 9 aktivitetet më të mëdha kriminale në Evropë gjenerojnë rreth 140 miliardë euro fitime, rreth 1% e GDP-së së Unionit. Ndaj është diçka që s’mund ta neglizhojmë, por me të cilën duhet të përballemi”, u shpreh Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së.
Strategjia e re do implementohet në periudhën 2021-2025 dhe synon të zhbëjë bizneset kriminale online dhe offline dhe të mbështesë viktimat.
Gjithashtu, KE do të organizojë një fushatë komunikimi me përfaqësues të vendeve anëtare dhe shoqërisë civile, që do ketë në fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve nga rreziku i trafiqeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta