Tragjedi në Austri: Pesë skiatorë të vdekur nga ortekët brenda pak orësh
Pesë skiatorë jashtë pistave humbën jetën nga dy ortekë në Alpet e Austrisë, në një zonë ku janë shënuar reshje të dendura dëbore. Në një incident të ndodhur të shtunën, në zonën Pongau në Salzburg, një ortek goditi një grup prej shtatë skiatorësh, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Rreth një orë e gjysmë më vonë, një tjetër ortek mori përpara një skiatore, e cila u plagos për vdekje. Kushtet e këqija të motit kanë shkaktuar të paktën nëntë viktima gjatë javës së fundit në Alpe. Të martën, një ortek vrau një 13-vjeçar çek, i cili po bënte ski në resortin austriak, Bad Gastein.
Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar humbi jetën në një ortek në Tirol, gjithashtu në Austri. Në Zvicër, një shtetas gjerman u vra nga një ortek dhe katër persona të tjerë u plagosën, ndërsa po bënin ski të premten. Fundjavën e kaluar në Francë, gjashtë skiatorë humbën jetën pas ortekëve në pika të ndryshme të Alpeve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta