Tragjedi në Bosnje, tetë të rinj vdesin gjatë festimeve për Vitin e Ri

1 Janar 2021 | 17:27

Disa persona janë gjetur të vdekur në një vilë private në jugperëndim të Bosnje Hercegovinës.

Tetë viktimat dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia gjatë festimit të ndërrimit të viteve.

Zëdhënësja e policisë, Martina Medic ka thënë për AP se policia kishte marrë një telefonatë në mëngjes rreth orës 10:00 për ngjarjen e rëndë.

Fshati ndodhet 150 km në jugperëndim të Sarajevës. Komuna e Posusje ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve dhe u ka bërë thirrje pronarëve të kafeneve dhe restoranteve që të mbyllin bizneset në ndër të viktimave.

Mediat lokale raportojnë se tetë personat e vdekur ishin adoleshentë dhe studentë, të cilat janë helmuar nga rrjedhja e gazit që është shkaktuar nga një gjenerator që po e përdornin për ngrohje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026