Transporti i grurit edhe 60 ditë, zgjatet marrëveshja Rusi-Ukrainë për drithërat

Marreveshja per grurin
19 Mars 2023 | 14:47

Transporti i grurit dhe drithërave të tjerë do të jetë i hapur nga portet e Ukrainës edhe për 2 muajt e ardhshëm.

Kjo pasi, mes dy vendeve që janë në luftë është arritur një marrëveshje.

Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, e cila do të skadonte të shtunën, është zgjatur për 60 ditë. Kushtet e para citonin se, rinovimi duhet të ishte për 120 ditë, por Rusia tha se do ta zgjasë atë vetëm për gjysmën e kësaj periudhe.

“Bllokimi i tregtisë së grurit nga Deti i Zi është kritik për sigurinë globale të ushqimit, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u bën thirrje palëve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i zbatuar ato plotësisht”,  thuhet në deklaratën e OKB.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndihmon në ndërmjetësimin e marrëveshjes, konfirmoi gjithashtu se ajo ishte zgjatur.

Për javë të tëra, Kombet e Bashkuara kanë punuar për ta mbajtur marrëveshjen plotësisht funksionale pasi Rusia kishte ngritur ankesa për zbatimin e tij.

Që kur u nënshkrua më 22 korrik në Stamboll dhe u shty në nëntor, nisma ka lehtësuar eksportin e afro 25 milionë tonëve drithëra dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026