Tranzicioni i pushtetit në SHBA: Asnjë urim nga Putin, Kina kërkon përmirësim të marrëdhënieve

10 Nëntor 2020 | 06:43

Pavarësisht urimeve dhe reagimeve pozitive që shumica e vendeve në botë i kanë përcjellë presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pasur edhe nga ato qeveri që nuk kanë komentuar ose që kanë deklaruar se duhet të presin procesin përfundimtar të numërimit të votave.

Rusia është një prej vendeve që ka përcjellë komentin se do të presë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, si dhe ka nënvizuar se është në mbështetje të çështjeve ligjore që Donald Trump ka hapur si pasojë e hamendësimeve për manipulim të votave. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh gjatë një konference në telefon, se është më e përshtatshme të pritet rezultati përfundimtar i numërimit të votave, përpara se të përgëzohet presidenti i ardhshëm.  

Megjithatë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka dhënë asnjë koment që kur Joe Biden fitoi 270 votat elektorale të nevojshme për t’u shpallur president. 

Nëse shumica e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Azisë e përgëzuan Joe Biden për fitoren e presidencës së SHBA-së, Kina nga ana tjetër ashtu sikurse edhe Rusia ka thënë se “rezultati elektoral përfundimtar do të përcaktohet në bazë të ligjeve dhe procedurave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Një koment i tillë nga shteti kinez mendohet të jetë PASOJË edhe e marrëdhënieve të tensionuara mes 2 vendeve.

“Ne besojmë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përmirësojnë komunikimin dhe dialogun, të menaxhojnë dallimet e bazuara në respektin e ndërsjellët, të zgjerojnë bashkëpunimin të bazuar në përfitimin e ndër-sjelltë, si dhe të promovojnë një zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh Wang Wenbin, ministër i Jashtëm i Kinës.  

Situata e pandemisë, si dhe sanksionet që administrata e Donald Trump i ka vendosur Kinës, e kanë shndërruar marrëdhënien mes vendeve në pikën më të ulët të këtyre dekadave. Priten deklaratat dhe veprimet e presidentit të ri të SHBA-së që do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026