Tre sulme nga peshkaqenët brenda 2 ditësh në Sydney, 20-vjeçari në gjendje kritike
Tre sulme nga peshkaqenë janë regjistruar në një plazh të Sydney në Australi brenda vetëm dy ditësh. Nga sulmi i fundit ka mbetur i plagosur rëndë një surfist 20-vjeçar. I riu pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe është shtruar në spital në gjendje kritike.
Ai u nxor nga uji nga kalimtarët të cilët ofruan ndihmën e parë para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës në një plazh në veri të Sydney. Të gjitha plazhet në pjesën veriore të qytetit janë mbyllur për publikun deri në njoftim të mëtejshëm.
Disa orë para këtij sulmi, një peshkaqen shkëputi një copë të madhe nga dërrasa e një surferi të ri rreth 4 kilometra më në veri përgjatë bregdetit.
Djali, rreth dhjetë vjeç, nuk u lëndua, por plazhi u mbyll menjëherë pas sulmit. Të dielën, më 18 janar, një djalë 12-vjeçar u plagos rëndë nga një peshkaqen ndërsa notonte në Portin e Sydney. Ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Fëmijëve të Sydneyt.
Më shumë se 1,280 incidente sulmesh nga peshkaqenë në Australi janë regjistruar që nga viti 1791, nga të cilat të paktën 250 kanë qenë fatale.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta