“Tre trupa të pavarura”, si e ndryshoi Kodi i ri Zgjedhor KQZ-në?
Reforma e tetë zgjedhore në 30 vjet, ajo e cila u përmbyll me votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në 29 tetor, ndryshoi rrënjësisht përbërjen dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania u sqaruan ndryshimet kryesore që reforma solli në organin kryesor të menaxhimit të zgjedhjeve.
Deri tani, KQZ përbëhej nga një trupë e vetme me 7 anëtarë që merrte vendime përmes votimit për tre aspektet kryesore të zgjedhjeve: caktimin e kritereve dhe rregullave nënligjore për zgjedhjet, organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe shqyrtimin e ankimimeve në lidhje me procesin zgjedhor.
Me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, KQZ është ndarë në tre trupa të pavarura nga njëra-tjera, për secilin nga tre funksionet e KQZ-së – në thelb një strukturë që imiton organizimin e shteteve në tre pushtete: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
KQZ e re sot ka një trupë të përbërë nga pesë anëtarë, e quajtur “trupa rregullatore” – përgjegjëse për nxjerrjen e vendimeve dhe rregullave për administrimin e zgjedhjeve.
Një tjetër trupë, e përbërë përsëri pesë anëtarë, e quajtur “trupa ankimore”, e cila do të gjykojë ankesat e palëve të përfshira në procesin zgjedhor.
Niveli ekzekutiv mishërohet në një person të vetëm, të quajtur Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, që ndihmohet vetëm nga një zëvendës.
Komisioneri është përgjegjës për organizimin teknik dhe administrativ të procesit të zgjedhjeve, në përputhje me ligjet dhe vendimet e trupës rregullatore të KQZ-së. Komisioneri shtetëror drejton gjithashtu gjithë administratën e KQZ-së.
Në tetor 2020, Kuvendi Zgjodhi Komisioner të parë Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili do të shërbeje për një periudhë 7-vjeçare dhe do të menaxhojë të paktën dy palë zgjedhje parlamentare.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit