Trendi i TikTok me tullumbacet kthehet në kampionat botëror
Zhvillohet për herë të parë në Spanjë Kampionati Botëror i tullumbaceve, i cili u organizua në një park argetimi në Tarragona.
Pjesë e idesë së këtij kampionati është komentatori i famshëm spanjoll Ibai Llanos dhe futbollisti i famshëm i Barcelonës, Gerard Pique.
“Kupa Botërore e tullumbaceve ” u frymëzua nga një treshe vëllezërish nga Oregon në Shtetet e Bashkuara – videot e tyre virale në TikTok dhe Instagram kanë tërhequr miliona shikime.
Tridhjetë e dy vende konkurruan për titullin duke luajtur lojën, në të cilën pjesëmarrësit duhej të mbanin ne ajer tullumbacin para se kundërshtari i tyre ta prekte atë.
Francesco De la Cruz, një adoleshent 18-vjeçar peruan, u bë kampioni i parë botëror i këtij turneu, pasi mposhti Jan Spiess nga Gjermania në një ndeshje finale 5-minutëshe me rezultatin 6-2.
Vendi i tretë i takoi një 18-vjeçar spanjoll. Lojtarja e vetme vajzë e turneut, rusja Yana Rudenko, humbi kundër kundërshtarit nga Bolivia.
Ndeshjet u zhvilluan në një fushë 8×8 metra të mbushur me pengesa të ndryshme por si cdo kampionat ka fitues dhe humbës.
Fituesi mori 10 mijë euro, por 20 mijë euro u shpërndanë edhe mes 32 ekipeve pjesëmarrëse.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta