Treni me turistë del nga shinat, 50 të vdekur në Tajvan
Të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel. Treni u godit me një kamion dhe shënoi katastrofën më të rëndë hekurudhore në ishull në të paktën katër dekada.
Treni, një ekspres që udhëtonte nga Taipei në Taitung po transportonte rreth 350 turistë. Imazhet e skenës së rrëzimit tregojnë se vagonët brenda tunelit ishin dëmtuar nga goditja, ndërsa të tjerët u përmbysën , duke penguar ekipet e shpëtimit që të arrinin pasagjerët.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se një kamion dyshohet se rrëshqiti në shtegun e trenit DUKE shkaktuar edhe aksidentin e frikshëm
Pjesa e përparme e trenit ndodhej jashtë tunelit dhe ata që ishin në vagonë akoma në tunel po çoheshin drejt sigurisë, tha administrata hekurudhore e Tajvanit.
Imazhet treguan pasagjerë duke mbledhur valixhe dhe çanta në një karrocë të anuar nga shinat dhe të tjerët që ecnin përgjatë shinave të mbushura me rrënoja. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që mendohet të kenë mbetur të bllokuar në rrënoja.
Bregu malor lindor i Tajvanit është një destinacion i njohur turistik dhe linja hekurudhore nga Taipei poshtë bregut lindor është e njohur për tunelet dhe rrugën e saj që përgjatë bregdetit, aty ku ndodhi edhe aksidenti.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta