English

Tridhjetë ditë arrest me burg për Alexei Navalny

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Alexei Navalny do të qëndrojë në arrest me burg deri më 15 shkurt. Lajmin e bëri me dije vetë kritiku i njohur i Kremlinit pasditen e së hënës, më shumë se dymbëdhjetë orë pasi u ndalua nga autoritetet ruse gjatë kthimit nga Gjermania.

- Advertisement -

Mëngjesin e së hënës Navalny-it iu mohua sërish qasja me avokatët. Autoritetet ruse e lidhin arrestimin me një dënim me kusht të rreth shtatë viteve më parë, dënim i cili e detyronte aktivistin politik që të raportonte herë pas here te autoritetet e shërbimit penal.

Navalny është dënuar në vitin 2014 me 3 vite e gjysmë burg, që u kthye në shërbim prove, për përvetësim fondesh dhe pastrim parash të një shoqate që drejtonte ai. Dyzetekatërvjeçari e ka konsideruar gjithmonë këtë dënim si dënim politik, ndërkohë që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka konsideruar atë të paligjshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri evropiane kërkuan të dielën lirimin e Navalny-it, i cili është një nga opozitarët më të zëshëm të udhëheqjes së Vladimir Putinit.

Dyzetekatërvjeçari u kthye të dielën në Moskë pesë muaj pasi qe helmuar nga një agjent nervor, agjent që e la në koma për një kohë të gjatë dhe e detyroi të mjekohej në një spital në Berlin.

Navalny ka akuzuar Putinin për helmimin, por ky i fundit e ka mohuar disa herë një gjë të tillë. Sipas 44-vjeçarit agjenti kimik i llojit Noviçok (Novichok), është i administrueshëm vetëm nga punonjës të inteligjencës ruse dhe përdorimi i tij nuk mund të bëhej pa miratimin e zyrtarëve të lartë pranë Putinit.

Lexoni gjithashtu:

Alexei Navalny ndalohet nga autoritetet ruse pak pas mbërritjes në Moskë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?