Triumfojnë drama ‘The Crown’ dhe komedia ‘Ted Lasso’ në çmimet Emmy

20 Shtator 2021 | 11:54

Drama mbretërore “The Crown” dhe komedia “Ted Lasso” janë triumfuesit e çmimeve kryesore Emmy, një natë e dominuar nga shfaqjet e filmave, talentet britanike dhe trofe të fituara më së shumti nga gratë.

Drama  që kthen në vëmendje dashurinë për shahun “The Queens Gambit” u vlerësua  seriali më i mirë.

Jason Sudeikis, ylli dhe bashkë-krijuesi i “Ted Lasso”, u vlerësua aktori më i mirë i komedisë.

Trofe pati edhe për britanikët Hannah Waddingham dhe Brett Goldstein për rolet e tyre mbështetëse në filmin e një ekipi të futbollit anglez që luftoi dhe gjatë ditëve të errëta të pandemisë.

Michaela Coel, fitoi çmimin për skenarin e dramës “I May Destroy You”.

Britanikja Jessica Hobbs u vlerësua për regjinë e filmit “The Crown”.

Shtatë nga 12 çmimet e aktrimit shkuan për britanikët, përfshirë Olivia Colman dhe Josh O’Connor për rolin e Mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtarit të fronit Princi Charles në sezonin e katërt të “The Crown” që u përqëndrua në martesën e Charles dhe Princeshës Diana.

Kate Winslet fitoi  trofeun e aktores kryesore për rolin e saj si një detektive në seritë  “Mare of Easttown”, ndërsa Ewan McGregor ishte një fitues surprizë për interpretimin e stilistit të modës tek “Halston”.

Për shkak të pandemisë edicioni i 73-të i çmimeve Emmy u zhvillua në një ambient të hapur me një listë të reduktuar të pjesëmarrësve, por pavarësisht kësaj eventi u mbyll me sukses.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026