Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por i duhet koalicion për të qeverisur
Kryeministri në detyrë i Kanadasë Justin Trudeau dhe partia e tij Liberale mundën të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në vend. Por synimi për të marrë një shumicë më të cilësuar qeverisëse nuk u arrit.
Kështu Trudeaut do t’i duhet të bëjë sërish koalicion që të mbajë pushtetin, një situatë kjo e ngjashme me zgjedhjet e vitit 2019.
Liberalët e Trudeau morën 157 mandate, saktësisht të njëjtin numër që fituan dy vjet më parë. Konservatorët siguruan po ashtu 121 vende.
Të majtët “Demokratët e Rinj” fituan 29 mandate, 5 më shumë se zgjedhjet e shkuara, ndërsa partia me seli në provincën Quebec “Bloc Quebecois” humbi 3 mandate nga 28 që pati marrë në vitin 2019.
“Të mos harrojmë të kaluarën dhe ditët e errëta që kemi kaluar së bashku. Por të shohin drejt së ardhmes dhe gjithçka që kemi ende për të ndërtuar së bashku,” – u shpreh Trudeau në fjalimin e parë pas zgjedhjeve.
Trudeau e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pas kritikave të vazhdueshme nga konservatorët, kryesisht për programin e vaksinimit dhe emigracionit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta