Trump anulon mitingun, respekton ditën kundër skllavërisë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të ndërrojë datën e mitingut në Oklahoma të planifikuar për më 19 qershor, pasi përputhet me ditën përkujtimore të dhënies fund të skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë protestave kundër padrejtësive racore, Trump ishte përballur me kritika të ashpra për organizimin e tubimit të parë elektoral në ditën e njohur si Dita e Lirisë së Afro-amerikanëve në Tulsa të Oklahomës, një qytet ku turma e bardhë masakroi banorët me ngjyrë një shekull më parë.
“Shumë nga miqtë dhe mbështetësit e mi afro-amerikanë sugjeruan që të shqyrtonim ndryshimin e datës në respekt të kësaj dite. Ndaj kam vendosur ta zhvendos mitingun për më 20 qershor, në mënyrë që të nderoj kërkesën e tyre”, deklaroi Trump në Twitter.
Trump, që do të kërkojë rizgjedhjen më 3 nëntor, e kishte planifikuar grumbullimin në Tulsa më 19 qershor, dita kur në vitin 1865 Teksasi u bë shteti i fundit pro-skllavërisë që u detyrua t’i bindej Deklaratës së Emancipimit të presidentit Abraham Lincoln gjatë Luftës Civile që i shpallte të gjithë skllevërit njerëz të lirë.
Por mitingu do të mbahet në një kohë tensionesh racore të shkaktuara nga vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd nga një oficer policie i bardhë, që i mbajti këmbën në qafë për 9 minuta.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta