Trump bisedë telefonike me Erdogan, në fokus Siria, Gaza dhe zhvillimet ndërkombëtare
Presidenti amerika, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike të martën.
Në fokus të bisedës së dy udhëheqësve ishte situata në Siri, si dhe zhvillimet në Gaza, si dhe çështje të tjera dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Gjatë diskutimit, presidenti turk deklaroi se qeveria e tij po ndjek nga afër zhvillimet në Siri. Sipas tij uniteti, solidariteti dhe integriteti territorial i Sirisë janë të rëndësishme për Turqinë.
Në të njëjtën kohë, Erdogan shfrytëzoi rastin për të falënderuar Trumpin për ftesën për të marrë pjesë në Këshillin e Paqes në Gaza, ndërsa përgjigja e Ankarasë pritet në të ardhmen e afërt.
“Dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Siri dhe se uniteti, solidariteti dhe integriteti territorial i Sirisë janë të rëndësishme për Turqinë,” njoftoi presidenca turke.
U diskutua gjithashtu edhe lufta kundër ISIS-it dhe situata e anëtarëve të ISIS-it në burgjet siriane. Presidenti Erdogan u shpreh se një Siri e zhvilluar, pa terrorizëm dhe paqësore, me të gjithë elementët e saj, do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.
Presidenti turk deklaroi gjithashtu se përpjekjet për të vendosur paqen në Gaza vazhdojnë dhe se Turqia do të vazhdojë të veprojë në koordinim me SHBA-në për këtë çështje.
Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së
- 07:46 Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve
- 07:22 Raporti, Izraeli përgatit një plan vendbanimesh që synon 100 vende në Bregun Perëndimor
- 07:18 Dy demokratë në SHBA mbështesin ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Izraelin, çfarë deklaruan ligjvënësit